Doganierët zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda maunës, pamundësohet futja e tyre në Kosovë

Aktuale

Doganierët zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda maunës, pamundësohet futja e tyre në Kosovë

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 14:42
Foto ilustrim

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët doganorë arritën të zbulojnë mallra me afat të skaduar brenda një mauneje gjatë një kontrolli të detajuar.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës.

Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë:

Produkte furrtarie;

Çamçakëzë;

Ëmbëlsira gomuara;

Biskota;

Erëza;

“Një pjesë e këtyre produkteve ishte ngarkuar në mes të ngarkesës së tipit frigo, ndërsa pjesa tjetër ishte e fshehur në fund të ngarkesës, të kamufluar me mallra me afat të rregullt përdorimi. Pas këtij zbulimi, subjektit importues iu ngrit kundërvajtje doganore sipas nenit 244, paragrafi 1, pika 1.2 të Kodit Doganor dhe Akcizave të Kosovës (KDAK), ndërsa mallrat (mbi 3000 paketime) iu nënshtruan konfiskimit”.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbrojtjen e qytetarëve dhe tregut nga produktet e pasigurta, duke garantuar që çdo ngarkesë e cila hyn në vend të jetë e sigurt dhe të kontrollohet në përputhje me standardet më të larta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat