Balcomb tregon se cila është mënyra e duhur drejtë paqes në rajon

Aktuale

Balcomb tregon se cila është mënyra e duhur drejtë paqes në rajon

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:20
Michael Balcomb

Michael Balcomb nga Federata e Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme, ka deklaruar se mënyra drejt paqes është vështirë ta dëgjojmë por do ta them duhet ta duam armikun, fëmijët e armikut apo kundërshtarët më shumë se sa vetveten , më shumë se çdo qeveri sepse qeveria vendos interesin e vet përpara...mendoni që kjo është shkatërrim por kjo është mënyra drejt paqes

Ai në konferencën "Balkan Leadership Conference" me temën: "Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor.", të organizuar nga Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, tha se:

“Ne dëshirojmë të mendojmë luftërat, konfliktet në Evropë janë diçka e të së kaluarës, është barbari, është parahistorike dhe nuk na ndodh këtu neve, por është gabim dhe tash mund të pyesni tash se çka është duke ndodhë brenda natyrës dhe zemrës së njeriut që vazhdon nga dhuna, ndasia. Para 16 viteve sekretari gjeneral i Kombeve të Bashkuara ka bërë këtë pyetje dhe tha se unë nuk shoh shpresë përveç nëse ka një relolicion shpirtëror. Hamës Gold nuk ka qen ndonjë lider religjioz, imam apo prifti por nuk po flasim këtu për rrëfimin, një fe apo një fe tjetër por është një pyetje më e thellë shpirtërore se çka është ajo që po na ndan fqinjin me fqinji, po na ndan vëllain me vëllain”, tha ai.

E derisa foli për mospajtimet në Ballkanin Perëndimor, tha se duhet të merren vlerat evropiane.

Balcomb: Kjo është mënyra drejt paqes

“Dëgjuam ajo çka është mbi sipërfaqe, dëgjuam atë ndjenjën që dikush tjetër është duke e penguar paqen, ata njerëzi në shtetin tjetër apo një parti politike apo gjenerata e gjinia tjetër por unë besoj dhe po iu sfidojë këtu se detyra e paqes nuk është tek kryeministri por këtu është pyetja a po e sfidojmë vetën dhe çka është kyçe, është vështirë ta dëgjojmë por do ta them duhet ta duam armikun, fëmijët e armikut apo kundërshtarët më shumë se sa vetveten , më shumë se çdo qeveri sepse qeveria vendos interesin e vet përpara...mendoni që kjo është shkatërrim por kjo është mënyra drejt paqes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat