Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Aktuale

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 17:37
Foto e ushqimit e postuar nga Burim Ramadani, me të cilin pretendohet se ushqehen pjesëtarët e FSK-së

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka thënë se më këtë ushqyerje të ushtrisë sonë, vetëm armiku gëzohet.

“Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.  Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka thënë se me këtë ushqyerje të ushtarëve tanë do të cenohet siguria.

Foto e ushqimit e postuar nga Burim Ramadani, ku pretendohet se ushqehen pjesëtarët e FSK-së

Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë”.

“Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer”, ka shkruar tutje Ramadani.

Ndryshe, tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për disa ditë me radhë ngjalli reagime në opinion.

Nga FSK kanë deklaruar se ushtarët ushqehen në mënyrë të rregullt sipas protokollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat