FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025″

Aktuale

FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025″

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar Forca e Ushtrisë së Kosovës (FSK), është e krahasueshme për kah kapacitetet me vendet e Ballkanit e “i tejkalon edhe shumë prej tyre”.

Ai ka thënë se gjatë kësaj qeverisjeje është rritur blerja e pajisjeve ushtarake, por me çmime më të ulëta se viteve të kaluara.

“6.000 për qind e rritjeve të investimeve në armatim. Është e pakonceptueshme që në periudhën 20218-2020 janë më pak se katër milionë euro blerje të armatimit, e nga 2021-a deri në 2023 janë 238 milionë euro blerje për armatim…Përmes këtyre blerjeve i kemi kursyer miliona euro nga buxheti i Kosovës. Sisteme Bayraktar, sisteme strategjike Javelin, që jemi në proces të ekzekutimit të pagesave për t’i pasur si pjesë e inventarit. Ka edhe shumë sisteme të tjera që po prokurohen dhe janë sisteme të rëndësishme për fuqizim të kapaciteteve luftarake. Mund të themi që jo vetëm që s’ka qenë më e fuqishme, por ushtria jona është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre”, ka thënë Maqedonci të dielën në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri Maqedonci ka shtuar për FSK-ja do të jetë pjesë e stërvitjeve ushtarake “Defender Europe 2025”, duke shtuar se për stërvitjet “Defender Europe 2023” ka pasur stërvitje me vendet aleate.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat