Lladrovci: I vdiq vëllau më i vogël, Jakup Krasniqi nuk ishte në varrim

Aktuale

Lladrovci: I vdiq vëllau më i vogël, Jakup Krasniqi nuk ishte në varrim

Nga: H.O. Më: 6 tetor 2024 Në ora: 22:54
Jakup Krasniqi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar në Facebook se sot është varrosur vëllau i Jakup Krasniqit, Azemi.

Ai thotë se më e rënda ishte dhimbja pasi në varrim nuk ishte vëllai i tij, Jakup Krasniqi.

Postimi i plotë:

Në Negroc, e varrosëm Azem Krasniqin, i cili kishte pësuar sulm në tru dhe për disa muaj ka qenë në komë.

Për familjen dhe të gjithë ata që e kanë njohur, Azemi ka qenë njeri i urtë, familjar, mik e shok shembullor, i cili pas vetes ka lënë vetëm vepra e kujtime të mira.

Më e rënda në këtë rast ishte dhimbja e të gjithë neve që ishim në varrim dhe dashamirëve të familjes se nuk ishte i pranishëm, në varrimin e vëllait më të ri, Baci Jakup.

As Familja e madhe Krasniqi, as Baci Jakup nuk janë vetëm.

Ngushëllime familje e nderuar Krasniqi, i paharrueshëm qoftë kujtimi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat