Kurti në hapjen e Panairit “Mirëserdhët në Janjevë”: Po e rikthejmë shkëlqimin e dikurshëm e gjallërinë ekonomike

Aktuale

Kurti në hapjen e Panairit “Mirëserdhët në Janjevë”: Po e rikthejmë shkëlqimin e dikurshëm e gjallërinë ekonomike

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 12:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka marrë pjesë në hapjen e Panairit të Janjevës “Mirëserdhët në Janjevë”.

Nga aty, Kurti foli për investimet që janë duke u bërë në këtë qytezë. Ndër të tjerash, shefi i ekzekutivit tha se përmes tri dikastereve, Janjeva po përfiton projekte në shumë fusha.

Sipas tij, nëpërmjet investimeve të realizuara, shtëpive të vjetra shumëshekullore, po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe gjallëria ekonomike.

Qeveria jonë po investon përmes tri ministrive këtu. Ministri e Kulturës në restaurimin e dhe funksionalizimin e 14 shtëpive tradicionale, përmirësimin e kapaciteteve për turizëm dhe zhvillim. Mandej Ministria e Zhvillimit Rajonal për infrastrukturë rrugore të qytezës së Janjevës si dhe Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal në shtrirjen e ujësjellësit në qytet”, u shpreh Kurti.

Ky projekt hap një urë bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe diasporës janjevase e cila ka migruar në Kroaci duke krijuar mundësi e arsye të fortë për rikthim e bashkëfinancim në Janjevë. Nëpërmjet investimeve të realizuara, shtëpive të vjetra shumëshekullore, po i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe gjallëria ekonomike”, u shpreh tutje Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat