Trupi gjykues propozon që gjykimi ndaj Shalës, Januzit dhe Bahtijarit të fillojë më 8 nëntor

Aktuale

Trupi gjykues propozon që gjykimi ndaj Shalës, Januzit dhe Bahtijarit të fillojë më 8 nëntor

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 13:38
Haxhi Shala

Kryegjyqtarja Mappie Veldt-Foglia tha se synojnë që gjykimin ndaj Ismet Bahtijarit, Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës ta fillojnë më 8 nëntor 2024 duke iu kërkuar palëve që të jenë të disponueshëm në atë ditë për deklaratat e tyre hyrëse.

Këtë Veldt-Foglia e tha gjatë seancës përgatitore në këtë çështje gjyqësore duke shtuar se mbrojtja e Shalës dhe Bahtijarit nuk ishin kundër datës 11 nëntor për fillimin e gjykimit por ajo e Januzit tha se ka angazhime të tjera rreth kësaj date.

“Mbrojtja e z.Shala dhe z.Bahtijari nuk janë kundër datës 11 nëntor për fillimin e gjykimit. Kemi marrë parashtrime edhe nga mbrojtja e Januzit  cili na tha me 1 tetor se nuk kishte asnjë parashtrim piper sa i takon 11 nëntorit për fillimin e gjykimit. Morëm një email të enjten me 3 tetor nga mbrojtja e Januzit se mbase do të kërkojnë një datë alternative për deklaratat hyrëse të prokurorisë për shkak se avokati ka nja angazhim tjetër me 11 dhe 12 nëntor. Të premten morëm një emali me 4 tetor ku mbrojtja e z. Januzi na kërkoi që Prokuroria të fillonte me deklaratat hyrëse me 13 nëntor për shkak të angazhimeve të tjera”, tha Mappie Veldt-Foglia fillimisht.

Duke e theksuar datën 8 nëntor 2024 për fillim të gjykimit, kryegjyqtarja tha se gjatë kësaj seance tha se në rast që nuk janë mbrojtësit atëherë duhet të jenë të pranishëm vetëmbrojtësit.

“E kam parasysh që ZPS-ja është gati që ta fillojë gjykimin në nëntor 2024 dhe të shfrytëzojmë sa më shumë sallën e gjyqit, Trupi gjykues synon që të filloj gjykimi me 8 nëntor dhe u këkron palëve të jenë të disponueshme në atë ditë për deklaratat e tyre hyrëse dhe në qoftë se nuk do të jenë vetë mbrojtësit, të jenë bashkëmbrojtesit e pranishëm dhe sigurisht nëse kryemborjtesit nuk janë të disponueshem”, tha ajo.

Ajo gjithashtu tha se synojnë që të shfrytëzojnë të gjithë javën nga 11 nëntori deri me 15 nëntor për seanca në këtë çështje gjyqësore.

Tutje, kryegjyqtarja tha se trupi gjykues ka udhëzuar ekipet e mbrojtjes të tregojnë nëse janë kundër që ZPS-ja të lexojë një përmbledhje të aktakuzën në fillim të paraqitjes së provave që të mos lexohet e gjithë aktakuza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat