Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Partneriteti i vendit tonë me SHBA-në është afatgjatë, strategjik e i përjetshëm

Aktuale

Haradinaj takon ambasadorin amerikan: Partneriteti i vendit tonë me SHBA-në është afatgjatë, strategjik e i përjetshëm

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 13:46
Foto nga takimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot në Ambasadën Amerikane ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me të kanë diskutuar për zhvillimet politike.

“E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës.

Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat