Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Aktuale

Qeveria rrit pensionet për 20 për qind

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:00
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj kanë rritur pensionet për 20 për qind.

Kurti përmes një konference për media ka bërë të ditur se pensionet që do të rriten nga muaji tetor do t’i përfshijë të gjitha kategoritë e pensioneve.

“Duke filluar nga muaji tetor 2024 do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet si në vijim: pensioni bazik i moshës, pensioni kontributpagues i plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, pensioni për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, pensioni familjar, pensioniinvalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepcës.

Ndërkaq nga muaji janar i vitit 2025 do të rriten për 20 për qind pensionet e përcaktuara me ligjin për kategoritë e luftës, përkatësisht familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK’së, viktimat e dhunës seksuale të luftës, viktimave civile dhe familjeve të tyre”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat