​Kadriaj: Kjo mazhornacë e ka humbur shumicën parlamentare

Aktuale

​Kadriaj: Kjo mazhornacë e ka humbur shumicën parlamentare

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:05
Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadriaj ka thënë se kjo mazhornacë veç se e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Kryesisë, Kadriaj tha se po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, pasi të njëjtit, nuk arrijnë të sigurojnë as shumicën e thjeshtë.

Kadriaj: Kjo mazhornacë veç se e ka humbur shumicën parlamentare

“Po shihet se kjo mazhornacë veç e ka humbur shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës...Po kërkohet ndihma e opozitës, sidomos për marrëveshjet ndërkombëtare, ndërsa këta nuk janë në gjendje të sigurojnë as shumicën e thjeshtë me të cilën janë mburrur. Ndërsa u fol për komisionet parlamentare dhe kërkesat janë bërë për komisione parlamentare, u dashtë për shkak të procedurës së shkurt dhe afatit kohor të shkurtër të tërhiqen kërkesat e reja. Por, në fakt çdo komision hetimor e ka bllokuar kjo mazhorancë”, tha Kadriaj.

Kadriaj ka thënë se kjo mazhorancë nuk i është përgjigje as pyetjeve parlamentare të parashtruara para disa muajve, duke shtuar se kanë të bëjnë me një qeveri jo transparente dhe arrogante.

Kadriaj: Kemi të bëjmë me një qeveri jo transparente, me një qeveri arrogant

“Do të shihet që edhe nëpër seanca tjera nuk do ta kenë shumicën e thjeshtë për shkak të largimit të deputeteve, por edhe atyre deputetëve që janë pjesë e Vetëvendosjes nuk arrin të grumbullojnë për kalimin e këtyre projektligjeve dhe në fakt kemi grumbullim të pikave të shumta, dhe nuk mund të kalojmë në një seancë të re, ku është dashtë të debatohet qoftë me deklarata jashtë rendit të ditës, apo me pyetje parlamentare, në fakt duhet të detyrohemi t’i tërheqim edhe pyetjet parlamentare sepse kjo mazhornacë nuk iu ka përgjigje, dhe kemi pyetje parlamentare të parashtruara ndoshta para gjashtë, shtatë muaji që nuk kemi marrë përgjigje. Kemi të bëjmë me një qeveri jo transparente, me një qeveri arrogante që është sjelle në mënyrë arrogante duke menduar se ka shumicën absolute dhe në fakt jemi pa rezultate”, ka shtuar Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat