Kaq është shuma e pensioneve që do t’i marrin pensionistët nga ky muaj

Aktuale

Kaq është shuma e pensioneve që do t’i marrin pensionistët nga ky muaj

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se do të rriten pensionet nga muaji tetor për 20 për qind.

Në një konferencë bashkë me ministri Murati, Kurti ka bërë të ditur se rritja e pensioneve do të vlejë nga ky muaj.

Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro.

Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat