Murati: Ka pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar në kohë fushate pa kurrfarë financimi

Aktuale

Murati: Ka pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar në kohë fushate pa kurrfarë financimi

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:25
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për shkak të disa problemeve me kontrata kolektive në disa komuna, qeveria u ka ofruar ndihmë në këtë.

Por sipas tij, komunat këtë nuk e kanë shfrytëzuar.

Ndër të tjera, Murati thotë se ka pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm.

“Në lidhje me kontratën kolektive por edhe të ngjashme, duhet të theksohet mjaftueshëm që buxhetimi për kontrata kolektive duhet të bëhet para se ato të nënshkruhen. Ky është procesi ligjor që duhet ta ndjek secila kontratë kolektive. Pra me problemin që kemi të bëjmë në disa komuna, janë me kontrata kolektive që janë nënshkruar paligjshëm, pa autorizimet e nevojshme. Pra kemi pasur kontrata kolektive që janë nënshkruar në kohë fushate pa kurrfarë financimi”, tha Murati.

“Gjithsesi, ne iu kemi ofruar komunave që të mund të buxhetojnë në një linjë tjetër, që quhet rezerva. Megjithatë nuk ka pasur komuna që e kanë shfrytëzuar këtë mundësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat