Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës, FSP-ja: Asnjëherë s’do të pushojmë së kërkuari drejtësi për krimet financiare

Aktuale

Bllokimi i llogarive të Telekomit të Kosovës, FSP-ja: Asnjëherë s’do të pushojmë së kërkuari drejtësi për krimet financiare

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:28
Telekomi

Federata Sindikale e Pavarur e Postës (FSP) ka reaguar në lidhje me bllokimin e llogarive të Telekomit të Kosovës nga përmbaruesi privat javën e kaluar.

Përmes një reagimi për media, ata kërkojnë të bëhet hetim i specializuar i lidhjes së kontratës me Zmobile që nga viti 2009.

Sipas tyre, kontrata me Zmobile-n e ka zhvatur Telekomin e Kosovës qe 15 vjet.

“Të enjten, më datë 03.10.2024, janë bllokuar përsëri llogaritë e Telekomit të Kosovës për rastin e kontratës famëkeqe me ish-Zmobile, e cila ka zhvatur Telekomin e Kosovës që 15 vite prej viti 2009 me një dëme financiar milionësh në kurriz të punëtoreve të Telekomit, të vetë Ndërmarrjes publike dhe Buxhetit të Shtetit. Vlera e dëmit financiarë nga kjo kontratë famëkeqe llogaritet të jetë mbi 120 milion euro fitim vetëm nga shfrytëzimi i Shërbimeve te VALA pa asnjë investim te vetëm dhe mbi 60 milion euro cash përmes gjykatave. FSP-PTK çdoherë ka bërë thirrje për hetime të specializuara lidhur me ketë kontratë, por është e çuditshme që asnjë zyrtar deri më sot nuk ka përfunduar në burg. Prandaj, vijmë në përfundim se gjithë këto dëme të mëdha financiare për qëllim të pasurimit të disa grupeve dhe individëve në kurriz të punëtoreve, ndërmarrjes, buxhetit shtetit etj. në njërën anë, ndërsa në anën tjetër heshtja e pashpjegueshme e mekanizmave të Drejtësisë përballë kësaj kontrate. Ketë lloj të heshtjes përballë zhvatjes së hapur ndaj një ndërmarrjeje publike nuk njeh historia e shteteve demokratike”, thuhet në reagim.

Në reagimin e FSP-së tutje thuhet se FSP-PTK-ja nuk do të pushojnë së kërkuari drejtësi për krimet financiare që kanë ndodhur në Telekomin e Kosovës.

“Edhe një herë u bën thirrje mekanizmave të drejtësisë dhe dikastereve qeveritare të bëjnë hetim të specializuar lidhur me ketë kontratë, prej ditës së nënshkrimit e deri më sot. Ne asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi për krimet financiare që kanë ndodhur në Telekomin e Kosovës. FSP-PTK është duke e përcjellë me shqetësim bllokimin e llogarive bankare të Telekomit dhe njëkohësisht jemi duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me kryesinë dhe punëtorët, në rast se nuk zhbllokohen llogaritë bankare sa më parë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat