Kreu i Pensionistëve: Qeveria Kurti na poshtëroi me 20% rritje të pensioneve

Aktuale

Kreu i Pensionistëve: Qeveria Kurti na poshtëroi me 20% rritje të pensioneve

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:33
Nijazi Gashi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur të hënën se nga muaji tetor i këtij viti do të ketë rritje të pensioneve për 20%.

Nga 100 euro sa është tani shuma e një pensioni në Kosovë, do të bëhet në 120 euro.

Me këtë përqindje të rritjes se pensioneve nuk është pajtuar kreu i Pensionistëve, Nijazi Gashi.

Ai ka kritikuar Qeverinë aktuale duke thënë se me këto vendime po i poshtërojnë këtë kategori të ndjeshme.

Tutje, Gashi thotë se krahas inflacionit e rritjes së çmimeve kjo rritje nuk do të mjaftojë aspak.

“Kjo është hajgare e poshtërsi nga Qeveria. Pensionet është dashur të rritën 150% jo 20%. Kjo shumë nuk mjafton kur e dimë inflacionin e rritjen e çmimeve aktuale”, u shpreh Gashi.

Pensioni bazik i moshës do të rritet në 120 euro, pensioni kontributpagues për kategorinë e parë do rritet në 218 euro, për kategorinë e dytë 237 euro, për të tretë 256 euro dhe për të katërtën 318 euro. Pensionet do të rriten nga muaji tetor, ndërsa për kategoritë e luftës do të fillojnë nga muaji janar i vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat