Qeveria e Kosovës vendosi sot për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë.
Pensionistët në mbarë Kosovën nga ky muaj do të përfitojnë rritje prej 20% të pensioneve mujore.
Deputetja nga radhët e LVV-së, Fitore Pacolli, ka publikuar në profilin e saj në Facebook skemën e rritjes së pensioneve duke nisur nfa ato më të voglat deri tek ato më të mëdhatë.
Pra, rritja fillon nga 120 deri në 318 euro në muaj.
“Lajm i mirë për pensionistët. 20% rritje për të gjithë pensionistët”, shkruan deputetja.