Klinaku nga OVL-UÇK: Pensioni i veteranit të jetë sa paga minimale, Qeveria “Kurti” është kundër kategorive të luftës

Aktuale

Klinaku nga OVL-UÇK: Pensioni i veteranit të jetë sa paga minimale, Qeveria “Kurti” është kundër kategorive të luftës

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:40
Faton Klinaku

Faton Klinaku nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së po e vlerëson si mashtrim të Qeverisë së Kosovës ngritjen prej 20% të të gjitha kategorive pensionale në vend.

”Duke marr parasysh se veteranët e luftës janë lidhë me pagën minimale dhe krahas së rritjes së pagës minimale është dashur që të rritet edhe pensioni i veteranit” tha ai.

Klinaku thotë se pensioni i veteranit të UÇK-së ka qenë dashur të ngritet krahas pagës minimale, por që sipas tij Qeveria Kurti i ka hequr nga paga minimale këtë kategori dhe se për të, kjo rritje është duke u bërë për shkak të fushatës elektorale.

”Kjo Qeveri i ka hequr nga paga minimale veteranët e luftës dhe këtë rritje që po e bën e që i bie pensioni i veteranit rritet për 34 euro, e që shkon në 204 euro, në vend që tash të ishte 360 euro pensioni, i bie që kjo Qeveri ka qenë dhe është kundër kategorive të luftës. Kjo rritje po bëhet për fushatë elektorale, por votuesi nuk duhet mashtruar sepse kjo Qeveri as nuk është përkujdesur për veteranët po ka qenë gjithmonë kundër”, tha Klinaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat