Bajrami thotë se rritja e pensioneve është tentativë me ble vota

Aktuale

Bajrami thotë se rritja e pensioneve është tentativë me ble vota

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 14:47
Hykmete Bajrami

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vendimit të Qeverisw së Kosovws për rritje të pensioneve.

Deputetja e LDK-se, Bajrami thekson se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë siç ka shkruar ajo me ble vota, ‘është skemë e korrupsionit publik’.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t'i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje.

Rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshëm sepse vetëm norma e inflacoionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%”, ka shkruar Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat