Mustafa i PDK-së: 20 euro rritje të pensioneve, qe rezultati 4 vjeçar i këtyre

Aktuale

Mustafa i PDK-së: 20 euro rritje të pensioneve, qe rezultati 4 vjeçar i këtyre

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 15:08
Arben Mustafa

Ekonomisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar pas rritjes së pensioneve për 20 euro nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ky është “rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie”.

Mustafa përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar Qeverinë e Kosovës pë dyfishimin e çmimeve të produkteve bazike.

“Qeveria i paska rritë pensionet për hiq më shumë se 20 euro!

4 vite pritje me këtë qeveri, dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro! Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit!”, ka shkruar Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat