Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, deklarohet KFOR-i

Aktuale

Ushtarët amerikanë me pika kontrolli në Leposaviq, deklarohet KFOR-i

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 15:10
KFOR

Ushtarët amerikanë nga Komanda Rajonale Lindje e KFOR-it kanë kryer disa kontrolle të automjeteve në komunën e Leposaviqit, njoftoi sot misioni paqeruajtës i NATO-s.

Këto kontrolle, KFOR-i i quan përpjekje si pjesë e misionit “për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i , thekson, si zakonisht, se vazhdon ta zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes

Kjo sigurohet në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat