Jashari: Lojëra politike, kemi kërkuar 50% ngritje dhe jo 20%

Aktuale

Jashari: Lojëra politike, kemi kërkuar 50% ngritje dhe jo 20%

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 15:32
Xhavit Jashari

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve shprehet i pakënaqur me rritjen e pensioneve nga Qeveria Kurti, duke kërkuar kështu rritje të 50% nga ana e Qeverisë së Kosovës për këtë kategori.

”Është e vogël sepse kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që benificionet për kategorit e luftës të ketë ngritje 50% e tutje, mendoj se është shumë e vogël” thotë ai.

Jashari, thotë se kjo rritje nuk e rregullon çështjen e këtyre kategorive, duke e konsideruar si lojë politike të Qeverisë Kurti këtë ngritje.

”Kjo për mendimin tim nuk e rregullon çështjen e këtyre kategorive, nuk e bën një benifit të qëndrueshëm dhe mendoj se janë lojëra politike, sepse për 4-5 vite s’pati ngritje, por kjo ngritje nuk e zgjidhë problimin e jetesës për këto kategori” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat