Akuzoi Kurtin për lidhje me Serbinë, familja Imeri i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Aktuale

Akuzoi Kurtin për lidhje me Serbinë, familja Imeri i reagon ashpër Ramush Haradinajt

Nga: N. Sh. Më: 7 tetor 2024 Në ora: 15:59
Haki Imeri dhe Ramush Haradinaj

Familja e veprimtaritë të vrarë të LDK-së, Haki Imeri kanë reaguar pas deklaratave të Ramush Haradinajt, i cili ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për bashkëpunim me Serbinë.

Kjo familje, përmes një shkrimi në Facebook, thonë se, Haradinaj po transmeton vetëm gënjeshtra dhe shpifje.

Sipas tyre, Haradinaj në intervistën e fundit tha gjithëçka përveç të vërtetës.

Reagimi i plotë:

Kur dëgjon Ramush Haradinajn duke paraqitur skena apokaliptike për Kosovën, fillon e pyet veten:

A po jeton ky zotëria në të njëjtin vend me ne të tjerët, apo ka bërë ndonjë kalim dimensional në një Kosovë alternative?

Çfarëdo qoftë kjo botë ku ai jeton, duket se "e vërteta" e tij ka humbur sinjalin dhe po transmeton vetëm gënjeshtra dhe shpifje në versionin HD.

Në intervistën e tij me "Paparacin", 'shkelqeu' me gjithë ate retorikë boshe, dukej më shumë si një përpjekje e dëshperuar për të thënë diçka...

Çfarëdo që tha, tha përveç të vërtetës. Me fjalë të tjera, ishte një ekspozitë e paragjykimeve të tij personale, një gjellë që vetëm ai vetë duket se e shijon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat