Skema pensionale/ Kjo është shuma që do të fitojnë familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së

Aktuale

Skema pensionale/ Kjo është shuma që do të fitojnë familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 16:09
Hekuran Murati

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të mbajtur të hënën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kjo kjo rritje pritet të përfitojnë edhe familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë detaje shtesë së sa do të përfitojnë familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së.

Ai ka treguar se si do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së. 

Postimi i plotë i ministrit Murati:

Përveç rritjes prej 20%, për familjet e dëshmorëve dhe familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë më shumë se një familjar dëshmor apo të zhdukur, do të ndryshojë edhe formula e llogaritjes për anëtarët tjerë.

Nga sa është tash 20% e bazës për anëtarin e dytë, e nga 10% për të tjerët, shtesa do të llogaritet si 50% e bazës për secilin anëtar tjetër dëshmor apo të zhdukur, deri në nivelin e familjes me më shumë se 4 dëshmorë apo të zhdukur të UÇK-së.

Kështu do të duket pas 1 janarit 2025 skema e pensioneve për familjet e dëshmorëve dhe për familjet e të zhdukurve të UÇK-së:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat