Policia konfirmon bastisjen në veri, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Aktuale

Policia konfirmon bastisjen në veri, sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 18:03
Sekuestrohen armë dhe pajisje ushtarake

Policia e Kosovës sot ka kryer bastisje në një lokacion të caktuar në Mitrovicën e Veriut, pas marrjes së informatave për praninë e substancave narkotike.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani. Për këtë aksion KosovaPress raportoi pak më parë.

Sipas policisë, gjatë bastisjes në këtë shtëpi, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake, përfshirë: 1 armë zjarri AK-47; 2 granata dore M-75; 2 radiolidhje; 2 antiplumba; Kapelë dhe dorëza; Çantë ushtarake; Karikatorë të zbrazët dhe të mbushur me fishekë të pistoletës; Harta; Rrip brezi; Sprej dhe thikë; Shall kamuflazhi.

“Dy persona të dyshuar, me inicialet A.J., i lindur në vitin 1992, dhe V.J., i lindur në vitin 1978, nuk u gjetën në shtëpi gjatë bastisjes dhe janë shpallur në kërkim nga policia. Operacioni është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin e organizuar dhe armët ilegale në veri të vendit”, bën të ditur Elshani për KosovaPress. Më tej thuhet se hetimet mbi këtë rast janë në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat