Bajqinovci kritikon Ramën për bllokadën në Prishtinë: Liroi rrugët, mos i merr në qafë njerëzit

Aktuale

Bajqinovci kritikon Ramën për bllokadën në Prishtinë: Liroi rrugët, mos i merr në qafë njerëzit

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 19:11
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës, Përparim Ramën, për bllokadat e kryeqytetit.

Bajqinovci postoi një video ku shihet se si autoambulanca e ka të pamundur qarkullimin përshkak të trafikut të shumtë.

Sipas deputeti të VV-së, ky është rezultati i mbylljes së rrugëve.

“Liroj rrugët se i morë në qaf njerëzit”, ka shkruar ndër tjerash Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Rezultati i mbylljeve të rrugëve në Prishtinë është bërë i padurueshëm. Kryetar, liroj rrugët se i more në qaf njerëzit! Të gjithë po vuajmë nga ky kaos i përditshëm. Qytetarët meritojnë zgjidhje, jo pengesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat