Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi

Aktuale

Osmani: Tahir Emra, figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 19:36
Tahir Emra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe për komunitetin kulturor, për vdekjen e akademikut dhe piktorit të njohur Tahir Emra.

Tahir Emra, një emër i njohur në artin dhe kulturën e Kosovës, ka lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe kulturore.

Presidentja Osmani e vlerësoi lart veprën e tij artistike, e cila është ekspozuar si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke e cilësuar si një trashëgimi të çmuar për brezat e ardhshëm.

Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani shprehu ngushëllimet e saj për familjen dhe të afërmit, ndërsa inkurajoi që ata të gjejnë forcë në përballimin e kësaj humbjeje të madhe.

Ajo e cilësoi Tahir Emrën si një figurë që do të kujtohet përherë për kontributin e tij në art dhe akademi.

“I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Tahir Emrën,” përfundoi mesazhin e saj Presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat