Tha se ka për t’i fituar zgjedhjet/ Gazmend Halilaj i reagon Haradinajt: Kur ishit kryeministër edhe oksigjenin e keni blerë nga Serbia…

Aktuale

Tha se ka për t’i fituar zgjedhjet/ Gazmend Halilaj i reagon Haradinajt: Kur ishit kryeministër edhe oksigjenin e keni blerë nga Serbia…

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2024 Në ora: 20:19
Gazmend Halilaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në një deklaratë të tij, ka thënë se këto zgjedhje ka për t’i fituar.

Avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar në lidhje me këtë duke thënë se kur ishte Haraidnaj kryeministër edhe oksigjeni e ka blerë nga Serbia, duke shtuar se për lidhjet dhe punë tjera nuk po flas.

Postimi i plotë:

Të dashurit e mi: tri herë e ngova një intervist të Ramush Haradinaj, ngase mendova qe e ka ba dikush montazh, e po don mu tallë me të sepse mu dokë qe tha:

…ka mi fitue zgjedhjet…

A ju kujtohet z. Haradinaj, qe në kohën kur Ju, ishit Kryeminister, edhe OKSIGJENIN e keni blerë nga Serbia…

Për lidhjet me Radoiçiçin s’ po flas, e as për 8200 hektaret jo, e as për varësinë e Qeverisë Tuaj, nga Lista serbe jo, por Kosova OKSIGJEN ka pas boll bre…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat