“Nuk merrem me Kurtin, por me të ardhmën e vendit”, Abdixhiku përmend premtimet që Kurti nuk i përmbushi

Aktuale

“Nuk merrem me Kurtin, por me të ardhmën e vendit”, Abdixhiku përmend premtimet që Kurti nuk i përmbushi

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 21:20
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pohon se Qeveria Kurti nuk ka mbajtur premtimet që ia bëri elektoratit në zgjedhjet e kaluara.

Teksa numëroi punët që nuk arriti t’i kryejë Qeveria Kurti, Abdixhiku u zotua se vendimi i tij i parë si kryeministër i vendit do të jetë rritja e koeficientit në sektorin publik, në javën e parë të qeverisjes së tij, si dhe rritja e pensioneve.

”Nuk do të merrem me Kurtin, por me të ardhmen e këtij vendi, pagat në javën e parë do të rriten dhe pensionet…”, tha Abdixhiku në Pressing.

Kreu i LDK-së, tregoi jetën e vështirë të një çifti nga Podujeva që tha se ka takuar së fundmi nga dalja e tij në terren. 

“Kam taku një çift të ri nga Podujeva, të cilit qeveria katër vite më parë i ka premtuar disa gjëra bazike. Dytë punojnë në sektorin publik, u është premtuar rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë për një vit, sot dytë kalojnë nga 1.5h-2h maltretime në atë rrugë, dyve u është premtuar që do të ketë rritje të pagave në vazhdimësi, u është premtuar banim me 150 euro, dytë janë mashtruar. Të dyve u është premtuar çerdhe 140 çerdhe, s’janë bërë as katër më shumë kanë bërë komunat sesa qeveria”, tha Abdixhiku.

“Një qeveri që nuk arriti t’i bëjë as 4 çerdhe për 4 vjet”, tha Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat