Abdixhiku kritika ndaj Qeverisë: Për katër vjet mandat i ka...

Aktuale

Abdixhiku kritika ndaj Qeverisë: Për katër vjet mandat i ka...

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 21:23
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Albin Kurtit për katër vjet mandat i ka shtruar vetëm 2 kilometra rrugë shtesë.

Ai në “Pressing” , tha se Qeveria ka menaxhuar 12 miliardë euro dhe ka shtruar vetëm dy kilometra rrugë.

Tutje, Abdixhiku ka pyetur qytetaret se cila është gjendja e tyre sot krahasuar me katër vite më parë.

“Unë i pyes kosovarët sot a jeni më mirë sesa keni qenë para 4 vite. A janë fëmijët në shkolla më të mira, a janë spitalet më të mira, a janë rrugët më të mira”.

“Kjo Qeveri për katër vite i ka shtruar vetëm 2 kilometra shtesë rrugë në Kosovë. Katër vite 2 kilometra rrugë janë shtruar”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat