Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore

Aktuale

Ambasadorja e Izraelit: Hamasi dhe Hezbollahu po i përdorin civilët si mburoja njerëzore

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 21:54
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, thotë se Hamasi dhe Hezbollahu përdorin civilët si mburojë njerëzore gjatë luftës me shtetin e saj.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë gjithandej botës të dinë se Hamasi dhe Hezbollahu përdorin civilët e tyre si mburoja njerëzore. Tani si shembull në Liban, gjejmë që shumë fshatra që janë në kufi me Izraelin infrastruktura ushtarake brenda shtëpive të civilëve që i bie se edhe Hezbollahu përdor popullatën si mburojë njerëzore”.

Ziv e pranoi që numri i civilëve të vrarë në Gaza është i lartë, ndërsa shtoi se Ministria e Shëndetësisë e vendit atje në shifrat e publikuara për numrin e viktimave nuk bën dallime mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve.

“Padyshim numri i civilëve (të vrarë) është shumë i lartë dhe Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi, nuk bën dallime mes luftëtarëve të Hamasit. Asnjëherë nuk dëgjoni sa luftëtar të Hamasit janë vrarë në luftime, por supozimet tona janë që mbi gjysma e këtij numri janë operativët e Hamasit, një numër tjetër janë ata të afërt me ta”, tha ajo.

“Fatkeqësisht ka edhe gra dhe fëmijë që janë vrarë”, theksoi mes tjerash ambasadorja, në “Rubikon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat