“Nuk ka akt më patriotik për Kosovën se sa të jemi të fortë ekonomikisht”

Aktuale

“Nuk ka akt më patriotik për Kosovën se sa të jemi të fortë ekonomikisht”

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:02
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë në “Pressing” , se Serbia e dëshiron Kosovën të izoluar ndërkombëtarisht dhe të dobët ekonomikisht.

Ai ka vënë theksin te ekonomia, duke thënë se është shumë e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, pasi përballen çdo ditë me të.

Abdixhiku tha se nuk ka akt më patriotik për Kosovën se sa të jemi të fortë ekonomikisht

“Nuk ka akt më të madh patriotik për Kosovën sesa të jetë e fortë ekonomikisht. Kur e ke ekonominë e fortë, mirëqenien e qytetarëve, kur ke edukim cilësor për të ardhmen, shëndetësi për njerëzit e tu, atëherë je patriot”.

“Serbia ka qëllime historike destruktive ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe Kosovës, kjo nuk është çështje. Vuçiqit nuk dallon prej regjimeve paraprake në Serbi. Por, edhe Vuçiqi edhe Serbia kanë një qëllim Kosovën ta mbajnë të izoluar ndërkombëtarisht, e të dobët ekonomikisht”, ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat