Deputeti Bajrami: Analistët janë çartur dhe po e pështyjnë Republikën vetëm sepse e udhëheq Albini dhe Vetëvendosja

Aktuale

Deputeti Bajrami: Analistët janë çartur dhe po e pështyjnë Republikën vetëm sepse e udhëheq Albini dhe Vetëvendosja

Nga: A.SH Më: 7 tetor 2024 Në ora: 22:11
Alban Bajrami

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami ka reaguar pas analistëve që sç thotë ai po e “pështyjnë Republikën vetëm sepse e udhëheq Albini dhe Vetëvendosja”.

Ai madje me bindje thotë se “populli i Kosovës do të ndahet përfundimisht nga zhvatësit dhe kriminelët që e kanë zhvatur vendin për 20 vite rresht”.

Postimi i plotë:

Sonte duhet të kuptojmë analistët nëpër studio televizive; janë çartur dhe kanë humbur shpresën për të ndaluar qeverisjen e jashtëzakonshme të Albin Kurtit. Po e pështyjnë Republikën vetëm sepse e udhëheq Albini dhe Vetëvendosja.

Më 9 shkurt, populli i Kosovës do të ndahet përfundimisht nga zhvatësit dhe kriminelët që e kanë zhvatur vendin për 20 vite rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat