Ky është inspektori nga Prizreni që u ndalua për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Aktuale

Ky është inspektori nga Prizreni që u ndalua për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 00:37
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëveprim edhe me prokurorin kompetent ka kryer veprime hetimore kundër një inspektori të ndërtimit në Prizren.

Pas veprimeve, i njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

I ndaluar siç merr vesh media është: Bashkim Krasniqi.

Ky i fundit dyshohet lidhur me ndërtimin e një moteli në Landovicë të Prizrenit, të pajisur me leje ndërtimore “fermë për kalërim”.

“Nga dëshmitë e rastit është siguruar dyshimi i arsyeshëm se inspektori përgjegjës i ndërtimit nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore, duke lejuar që pronari ta modifikoj objektin, dhe gjithashtu ka dështuar për të ekzekutuar konkluzionin për rrënim duke ndërmarrë vetëm parcialisht rrënimin”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat