Befason Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për...

Aktuale

Befason Pacolli: Vuçeviq me diskursin e fundit ndaj Kosovës, jep shpresë për...

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 06:43
Behgjet Pacolli

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist se atmosfera në dialogun Kosovë-Serbi do të përmirësohet.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebook, ai u shpreh se këtë e bazon në mënyrën e shprehjes së fundmi të kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq, pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi importin e mallrave serbe.

“Niveli i gjuhës së deklaratës së fundit të Kryeministrit serb Vučević mbi lehtësimin e importit dhe tranzitin e mallrave serbe në Republikën e Kosovës, fatmirësisht paraqet një shpresë për përmirësimin e atmosferës së dialogut ndërmjet palëve. Kjo, me siguri, do të inkurajojë edhe palën kosovare për një komunikim miqësor” ka shkruar Pacolli.

Sipas tij, në fund të fundit, dialogu dhe diplomacia mbeten shpresat e fundit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve.

Kujtojmë që shefi i Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili qëndroi në Shkup për vizitë zyrtare, ka deklaruar se me vendimin për heqjen e ndalimit për hyrjen e produkteve nga Serbia në pikën kufitare të Merdarë, Kosova, sipas tij, e ka zbutur “tensionin që ekzistonte prej kohësh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat