Ministri Maqedonci raporton në Komisionin e Sigurisë

Aktuale

Ministri Maqedonci raporton në Komisionin e Sigurisë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 07:03
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Raportimi i ministrit të Mbrojtjes para anëtarëve të këtij Komisionit vjen në kohën kur është bërë çështje e diskutimi ushqimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë.

Mbledhja e Komisionit ku pritet të raportojë Maqdonci do të nisë në orën 10:00 në Kuvendin të Kosovës.

Ndryshe, ditë më parë ministri Maqedonci ka thënë se ushtria jonë është e krahasueshme me vendet e Ballkanit dhe i tejkalon shumë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat