Bastisja nga Prokuroria, shoqërohet në polici zyrtari i MMPH-së I.B.

Aktuale

Bastisja nga Prokuroria, shoqërohet në polici zyrtari i MMPH-së I.B.

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:48 Përditësuar në ora: 15:04 më 08.10.2024
Foto nga vendi i ngarjes

Këto janë materialet e sekuestruara gjatë bastisjes në MMPHI

Disa materiale, kompjuterë, dosje e dokumente, shihet të jenë sekuestruar nga hetuesit policorë gjatë bastisjes së zhvilluar sot në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në të cilën po realizojnë një bastisje.

Sekretari i përgjithshëm Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqi nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i kësaj ministrie.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Zyrtari i MMPHI-së shoqërohet në Polici

Zyrtari i MMPHI-së me inicilaet I.B nga objekti ku punon është shoqëruar në Polici për procedura të mëtutjeshme.

Prokuroria konfirmon se dy persona dyshohen për keqpërdorim detyre në MMPHI

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka konfirmuar se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI dhe për këtë janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, konfirmuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

​Durmishi thotë se nuk di asgjë për bastisjet te ministria që përfaqëson

Zëvendësministri i Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka deklaruar se bastisjet nuk po bëhen te Ministria e Infrastrukturës.

Derisa për bastisjet te mjedisi ka theksuar se nuk di asgjë.

Durmishi ka thënë se krejt çka di është ajo që është raportuar në media.

"Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk ka asnjë bastisje, as asgjë...Tek Ministria e Infrastrukturës jo, tek e mjedisit nuk di, kam parë lajme, por nuk di asgjë më shumë", tha Durmishi.

​Prokuroria jep detaje për bastisjen në MMPH, dy të dyshuar

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës po zhvillohet një aksion, ku dy persona po dyshohen lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare.

Në një përgjigje me shkrim të prokurorisë, thuhet se ata përveç tjerash akuzohen për shpëlarje parash.

"Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur, ju informoj se me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI.

Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së. Pas përfundimit të aksionit do të informoheni për detaje tjera”, thuhet në përgjigje.

Raportohet për bastisje në Ministrinë e Mjedisit

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës kanë nisur një aksion në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mëngjesin e të martës.

Aksioni ndërlidhet me keqpërdorimet e dyshuara në rastin e faljes së borxheve të ambalazhuesve të ujit, ka mësuar media nga burime brenda organeve të rendit.

Momentalisht, hetuesit policorë, me urdhër të Prokurorisë Speciale, po realizojnë bastisje në zyrat e MMPHI-së në Prishtinë.

Burimet kanë thënë se po ashtu ekziston një urdhër i Prokurorisë Speciale për arrestimin e disa zyrtarëve të kësaj ministrie.

Rasti i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës për të cilin po realizohet bastisja në MMPHI, ka ndodhur në vitin 2022.

Asokohe, disa vendime të dyshimta të MMPHI-së pretendohet se i kishin shkaktuar shtetit dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Të dyshuar për përfshirje në këtë rast është drejtori i Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore, Naser Hafizi. Sipas raportimit të mediumit “Albanian Post”, i dyshuar për përfshirje në këtë rast është edhe ministri Liburn Aliu.

Në maj të këtij viti, i ballafaquar në Kuvendin e Kosovës me këtë aferë, ministri Aliu e kishte mohuar faljen e borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit. Kishte thënë se pagesat janë bërë rregullisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat