​Maqedonci: FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve

Aktuale

​Maqedonci: FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje, tha se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm, derisa theksoi se po tentojnë të krijojnë vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së.

Maqedonci foli edhe për largimin e ushtarëve nga FSK, ku tha se deri tani 119 sosh e kanë lënë ushtrinë.

Mirëpo, ai tha se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat