​Kurti: Pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme

Aktuale

​Kurti: Pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 10:57
Qeveria

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme.

Gjatë publikimin e raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Kurti ka thënë se Qeveria ka siguruar që të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja duke krijuar barazi që nga mosha e hershme.

Kurti: Kemi siguruar të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja

Të vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë ne parimisht kemi siguruar që të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja, duke krijuar barazi nga mosha e hershme. Përqendrimi ynë ka qenë, që të mos lihet askush mbrapa, që pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme. Ka 3 vite që kemi prezantuar shtesat për fëmijë nën moshën 16 vjeçare, të cilët i dyfishuam, e trefishuam sivjet dhe njëkohësisht shtesat për nënat lehona. Deri më tani kemi mbi 410 mijë fëmijë dhe afër 60 mijë nëna lehona që po përfitojnë”, ka thënë Kurti.

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se kjo zyre ka ndërtuar platformën për të drejtat e fëmijëve e cila ofron të dhëna të përditësuara në fushën cilësorë të të drejtave të fëmijëve.

Hajredini: Kemi ndërtuar platformën për të drejtat e fëmijëve që ofron të dhëna të përditësuara

Në kuadër të gjithë përpjekjeve të vazhdueshme për fuqizimin e sistemit të monitorimit të drejtave të fëmijëve në Republikën e Kosovës, zyra për qeverisje të mirë, zyra e kryeministrit, e ka ndërtuar platformën për të drejtat e fëmijëve e cila ofron të dhëna të përditësuara, në fushën cilësore të drejtave të fëmijëve, bazuar në publikimet që dalin nga konventa për të drejtat e fëmijëve”, ka shtuar ai.

Donjetë Kelmendi nga KOMF ka potencuar se ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet, pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend.

Kelmendi: Ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet, pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend

Qëllimi i raportit është monitorimi i pavarur i shoqërisë civile, për situatën e të drejtave të fëmijëve dhe mbulon fusha sikurse mirëqenia sociale, mbrojtjen e fëmijëve, zhvillimin në fëmijërinë e hershme, arsimin, shëndetin dhe drejtësinë për fëmijë...4:48 Ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet, pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend”, ka potencuar ajo.

KOMF mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat