Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit Bërdo-Brione i cili po mbahet në Tivat.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ndodhen në Tivat bashkë me Begajn për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve në të mirë të qytetarëve.
Postimi i plotë
“Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.