Osmani takon Begajn në Tivat: Koordinuam qëndrimet tona për të ardhmen euroatlantike

Aktuale

Osmani takon Begajn në Tivat: Koordinuam qëndrimet tona për të ardhmen euroatlantike

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 12:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj shqiptar, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit Bërdo-Brione i cili po mbahet në Tivat.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se ndodhen në Tivat bashkë me Begajn për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve në të mirë të qytetarëve.

Postimi i plotë

Sot në Tivat, me Presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat