Pensionet rriten për 20 për qind, gazetari i medias gjermane i gëzohet këtij lajmi: Rritje jashtëzakonisht e…!

Aktuale

Pensionet rriten për 20 për qind, gazetari i medias gjermane i gëzohet këtij lajmi: Rritje jashtëzakonisht e…!

Nga: A.M. Më: 8 tetor 2024 Në ora: 15:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë për 20 për qind pensionet që financohen nga shteti.

Gazetari i medias gjermane Bahri Cani, ka komentuar këtë vendim të qeverisë Kurti për rritjen e pensioneve.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se kjo është një rritje e dobishme, derisa kishte disa fjalë për ata që kundërshtuan këtë vendim të qeveriës Kurti, raporton "Bota sot".

Postimi i plotë

Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se pensionet në Kosovë janë rritur për disa kategori 20%. Në kushtet normale një rritje e tillë është vërtet shumë e madhe, jashtëzakonisht e dobishme, kur dihet niveli i ulët i pensioneve. Por kritikët thonë se pensionet janë rritur me vetëm 20 euro, që do të thotë se nga 100 janë bërë 120 euro në muaj, që sipas disa analistëve, nuk mjaftojnë "as për smoka e bonbona" për nipa e mesa. E opozita thotë se kësaj rritje po i vjen era fushatë zgjedhore.... Unë për vete mendoj se çdo rritje e pensioneve është shumë e mirë, në veçanti kur dihet se pensionet në Kosovë janë në fakt një mjerim i vërtetë. E nëse po i vjen era fushatë apo jo, dhe pse kjo rritje nuk është bërë më heret, kur janë rritur edhe rrogat, këtë le ta vendosin vetë votuesit në shkurt...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat