Familja e Haxhi Shalës ende në pritje të përgjigjes nëse ai do të jetë në varrim të babait

Aktuale

Familja e Haxhi Shalës ende në pritje të përgjigjes nëse ai do të jetë në varrim të babait

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 15:53
Haxhi Shala dhe babai i tij

Familja e Haxhi Shalës ende janë në pritje të një përgjigjeje nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë që ish-komandanti i UÇK-së të marrë pjesë në varrimi e babait të tij, Xheladinit i cili ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit.

I ndjeri pritet të varroset sot nga ora 16:00, sipas familjarëve, ai kishte infeksion në veshje, dhe se vdiq në moshën 84-vjeçare.

Haxhi Shala, ish-eprori i UÇK-së i njohur me nofkën “Topi” ngarkohet nga Gjykata Speciale me akuzat për “Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërncënimit të rëndë; Tentativë për pengimin e personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, përmes pjesëmarrjes së një grupi; Frikësim gjatë procedurës penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat