Rukiqi: Në baza ditore po dëshmohet korrupsioni serioz i kësaj qeverie

Aktuale

Rukiqi: Në baza ditore po dëshmohet korrupsioni serioz i kësaj qeverie

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 16:24
Berat Rukiqi

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Berat Rukiqi, ka reaguar pas aksionit bastisjes së sotme në ministrinë e ministrit Liburn Aliu, ku një zyrtar u shoqërua në polici.

Rukiqi tha se tashmë në baza ditore po dëshmohet korrupsioni serioz i kësaj qeverie.

“Ajo që e kemi thënë, e kanë thënë edhe raportet ndërkombëtare, për korrupsionin serioz në këtë Qeveri, sot më shumë së kurrë po dëshmohet, tashmë edhe në baza ditore, me veprimet e organeve të rendit dhe ligjit, në Ministritë dhe ndërmarrjet publike të udhëhequra nga partia në pushtet.

Krahas shkeljes të vazhdueshme të Kushtetutës, veprimet e kësaj Qeverie në kundëershtim me ligjin, janë edhe prsktikat korruptive të shtrira në të gjitha nivelet e qeverisjes”, tha Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat