119 ushtarë braktisën FSK-në/ Reagon Ramadani: Me dëshpërim e them se numri është shumë i madh!

Aktuale

119 ushtarë braktisën FSK-në/ Reagon Ramadani: Me dëshpërim e them se numri është shumë i madh!

Nga: A.SH Më: 8 tetor 2024 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se gjatë këtij viti deri tani janë larguar 119 ushtarë në mënyrë vullnetare.

Mirëpo ai tha se është inkurajuese që për 300 pozita të lira për ushtarë kanë aplikuar 1555 persona.

“Në vitin 2024 kemi 119 ushtarë që vullnetarisht kanë kërkuar ndërprerjen e shërbimit, që është diku tre për qind e totalit të numrit aktual që i kemi në FSK”, tha ai.

Për këtë kar eaguar ish-kreu i AKI-së, Burim Ramadani.

Ai ka thënë se numri i ushtarëve që e kanë lëshuar ushtrinë është edhe më i madh se kaq.

Ramadani ka përmendur edhe çalimet në ushtri sa i përket disa çështjeve.

Postimi i plotë:

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci paska thënë sot se vetëm sivjet (më 2024) vullnetarisht e kanë lëshuar Ushtrinë 190 pjesëtarë.

Kjo i bjen 5% të ushtarëve vetëm sivjet e kanë lëshuar Ushtrinë.

Dmth, nëse e ka dhënë shifrën e saktë (sepse para dy javësh ka thënë më pak se 100 e kanë lëshuar!) atëherë veç për 9 muaj e kanë lëshuar mbi 5% e ushtarëve.

Shumica dërrmuese e tyre për shkak të kushteve dhe oagave të këqija!

Përndryshe, me dëshpërim e them se numri është shumë i madh gjatë këtyre dy viteve të fundit, fatkeqësisht.

As për së afërmi nuk është arritur numri prej 5000 pjesëtarësh!

Forca Rezervë as në 1000 nuk ka arritur!

Fondi i Sigurisë është harruar total!

Ushqimi më u pa!

3000 pishat e mbjellura e të paguara janë tharë e nuk kanë mbetur as 100!

Foto: Ja një shembull i kërkesës (njoftimit) për lëshim të Ushtrisë për shkak të pagës së ulët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat