Kontrabandimi me 80 mijë kilogramë duhan, shtyhet seanca ndaj 13 të akuzuarve

Aktuale

Kontrabandimi me 80 mijë kilogramë duhan, shtyhet seanca ndaj 13 të akuzuarve

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 16:43

Sot në Gjykatën Themelore në Prizren është mbajtur seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan.

Kjo seancë është shtyer diku një orë pas fillimit të seancës.

Kështu ka deklaruar për Klankosova.tv zëdhënësi i kësaj gjykate Marcel Lekaj.

“U caktua rishtazi një seancë tjetër, por më saktësisht do t’ju informoj nesër lidhur me arsyet e kësaj shtyerje dhe për datën e orën kur u caktua e reja”, tha ai.

Media merr vesh se arsyeja e shtyerjes është mungesa e dëshmitarëve – zyrtarëve policorë.

Më 17 maj, Dogana e Kosovës kishte njoftuar për përfundimin e operacionit “Katrani”, që kishte nisur në vitin 2018-të.

Ndaj 13 personave iu ishte ngritur aktakuzë për kontrabandim me 80 mijë kilogramë duhan.

Kjo e kishte dëmtuar buxhetin me 3 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat