Brahimaj – Maqedoncit: Kryej obligimet tua ose largohu para se të të kaplojë turpi i krenarisë së Ushtarit të Atdheut

Aktuale

Brahimaj – Maqedoncit: Kryej obligimet tua ose largohu para se të të kaplojë turpi i krenarisë së Ushtarit të Atdheut

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 16:46
Lahi Brahimaj

Gjenerali Lahi Brahimaj, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pasi ky i fundit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka fajësuar mediat për raportimin e ushqimit që shërbehet në kazermat e FSK-së.

“Së pari vlerësoj se prezantimi nga mediat i ushqimit që shërbehet në kazerma, e pakta s’është në rregull nga aspekti etik. Por nuk e përjashtoj vështirësinë për t’u shërbyer ushqim, sikur kur kanë qenë kontraktorët, sepse jemi në fazë emergjente të tranzicionit sesa të ushqyerjes së rregullt”, ka thënë Maqedonci.

Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ia ka kujtuar ministrit të Mbrojtës se mediat nuk kanë faj për shujtat e ushtrisë.

“Nuk kanë faj mediat që po publikojnë shujtat e ushtrisë. Në fakt, në këtë situatë ti je personi i fundit që ka të drejtë t’u tregojë mediave çka është etike e çka nuk është etike. Ti je Ministër i Mbrojtjes dhe është përgjegjësi ekskluzive e jotja nëse ka vështirësi në furnizim. Nuk je Ministër i Mbrojtjes për t’i shërbyer simpatisë së Kryeministrit dhe preferencave të vartësve të tu ministrorë që janë shefat e tu partiakë në Ministri. Shikoji përgjegjësitë e tua ligjore si Ministër. Je shërbyes i Ushtrisë së Kosovës dhe ligjeve të saj e askujt tjetër”, ka shkruar ai.

Arsyetimet banale nuk i pranon ky popull, sepse Ushtria është krenaria kombëtare e shtetit të Kosovës. Kryej obligimet e tua ose largohu para se të të kaplojë turpi i krenarisë së Ushtarit të Atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat