Policia e Prokuroria me detaje për aksionin në MMPHI ku u arrestua Izedin Bytyqi

Aktuale

Policia e Prokuroria me detaje për aksionin në MMPHI ku u arrestua Izedin Bytyqi

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës e Prokuroria Speciale kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot ku u arrestua zëvendëssekretari i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës(MMPHI), Izedin Bytyqi.

Sipas njoftimit, gjatë këtij aksioni, hetuesit e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës kanë realizuar arrestimin e një personi të dyshuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.F. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, thuhet në komunikatë.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Një revole e tipit MAUSER-ËERKR me dy karikator me nga shtatë fishekë, dhe një kuti me pesëdhjetë e katër (54) fishekë 9 mm; Tridhjetë e katër (34) fletë dokumente të ndryshme; Tre telefona, një IPhone 15 ProMax, një IPhone 12 ProMax, një IPhone 11 ProMax Shtatëmbëdhjetë USB; Tre llaptop HP; Katër (4) shtëpiza kompjuteri si dhe Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Më tej thuhet se gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

“Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat