Diplomati amerikan Kasanof do ta vizitojë edhe Kosovën, në agjendë takimet me Qeverinë e opozitën

Aktuale

Diplomati amerikan Kasanof do ta vizitojë edhe Kosovën, në agjendë takimet me Qeverinë e opozitën

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:47
Aleksander Kasanof

Emsiari amerikan dhe zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Aleksander Kasanof, do të vizitojë Kosovën këtë javë. Kështu kanë konfirmuar për Gazetën Express nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.

Kasanof do të takohet me zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, partive opozitare, shoqërisë civile dhe bizneseve.

“Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof do të vizitojë Kosovën këtë javë për konsultime të rregullta me zyrtarë të qeverisë, liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe biznesin”, kanë deklaruar nga Ambasada e SHBA-së.

Kasanof ka vizituar Bosnje e Hercegovinën gjatë ditës së hënë dhe pas Bosnjes do të qëndrojë edhe në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat