Albulena Mehmeti zgjedhet kryetare e bordit të RTK-së

Aktuale

Albulena Mehmeti zgjedhet kryetare e bordit të RTK-së

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:07
Albulena Mehmeti

Bordi i RTK-së sot e ka zgjedhur kryesinë e re.

RTK ka njoftuar se shumicë të votave, kryetare e bordit të RTK-së është zgjedhur Albulena Mehmeti, ndërsa nënkryetar Dardan Beqiri.

Bëhet e ditur se kryesia e re ka shprehur përkushtim për avancimin dhe zhvillimin të RTK-së.

“Një nga prioritetet kryesore të kryesisë së re është edhe rritja e kredibilitetit të RTK-së, si dhe vazhdimi i funksionmit të RTK-së në përputhje me rregullativën ligjore dhe standardet më të larta profesionale, duke ofruar informim të saktë, objektiv dhe të shpejtë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e RTK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat