Haliti për deklaratën e Hovenierit: E rëndë, por e domosdoshme

Aktuale

Haliti për deklaratën e Hovenierit: E rëndë, por e domosdoshme

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:04
Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili javën e kaluar i tha Qeverisë së Kosovës që të mos urinojë përpara klubit ku do të hyjë.

Haliti tha se ky ishte një mesazh shumë i rëndë për qeverinë e vendit, por sipas tij, ishte mesazh i domosdoshëm.

“Ishte një mesazh shumë i rëndë për qeverinë, por i domosdoshëm, nga këndvështrimi i Amerikës, që kanë pjesën e tyre këtu, pjesën e luftës dhe veprimit për t’i shpëtuar kosovarët nga gjenocidi serb”.

“Ne, kur shkojmë atje u themi se ‘gjithçka është në rregull’, dhe kur kthehemi këtu u themi ‘jo se i kemi edhe disa çështje përpara’. Në përgjithësi, në diplomaci dhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, obligon secilin që është pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes”, tha Haliti.

Më tej, Haliti akuzoi qeverinë se ka bërë veprime të panevojshme, të cilat sipas tij, kanë ndikuar shumë negativisht për Kosovën.

“Kosova është e tillë që në raport me Serbinë, për shkak të qëndrimeve që janë mbajtur nga Qeveria e Kosovës, Serbia e ka prezantuar veten si viktimë, e këtu është humbja jonë. Ka arritë që ta prezantojë popullatën serbe si viktimë. Ky është problemi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat