Qeveria e Kosovës të mërkurën (nesër) mban mbledhjen e radhës.
Njoftimin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit.
Sipas këtij njoftimi, mbledhja do të fillojë në orën 11:00. Ndërkaq, janë bërë të ditura edhe 26 pikat e rendit të ditës për mbledhjen e nesërme.
Në pikën e parë të rendit të ditës, pritet të shqyrtohet Propozim – vendimi për miratimin e Agjendës së Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike.